Flash News

KRYESORE

Bertina flet pas 8 vitesh për lidhjen me Erionin: Të gjithë bëjmë gabime

Bertina flet pas 8 vitesh për lidhjen me Erionin: Të gjithë

Bertina Mehmeti dhe Erion Zeqiraj kanë qenë ndër çiftet më të pëlqyera dhe të diskutuara të ‘Big Brother”. Mirëpo, edhe lidhja e tyre, si e shumë të tjerëve që nisi brenda shtëpisë nën vëzhgim, mbaroi kur të rinjtë dolën jashtë.

E ftuar në ‘Pasdite në Top Channel’, Bertina e cila tashmë e ka ndërtuar jetën jashtë Shqipërisë, ka folur rreth asaj ekperience të para 8 vitesh.

“Ia bëj gjithmonë këtë pyetje vetes. Nuk ka qenë diçka e programuar. Për më tepër, i dola edhe fjalës së familjes. Ata më kishin porositur: “Shiko, Bertina, kujdes…”. Mendoj se bëjmë gabime”,-ka thënë ajo.

Më tej Bertina shprehet se gjithsesi nuk është penduar.  “Sot mendoj se do ishte shumë më mirë të isha vetëm, pavarësisht se edhe lidhja e ndezi pak pjesën e lojës. Unë do të doja isha Bertina, por nuk jam penduar. Unë jam kështu, bëj atë që ndiej dhe kaq”, tha ish banorja e “Big Brother”.

Të fundit