Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
BERZH mbështet financiarisht projektin për Pyllin Orbital: Më shumë gjelbërim për Tiranën
Banka Europiane për Rindërtim edhe Zhvillim (BERZH) do të financojë Bashkinë e Tiranës në projektin për Pyllin Orbital. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Drejtoresha Ekzekutive e BERZH-it, Charlotte Ruhe, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit që synon që deri në vitin 2030, në kryeqytet të mbillen 2 milionë pemë të reja.
“Është një ditë e jashtëzakonshme për Tiranën. Sapo kemi dakordësuar që me Bankën Europiane për Rindërtim edhe Zhvillim, të futemi në një ‘aventurë’ tjetër, atë të Pyllit Orbital, për t’i kapur deri në pemën e fundit ambiciet tona për të mbjellë 2 milionë pemë në Tiranë. E filluam me forcat tona, pastaj secili duke mbjellë një pemë për ditëlindje, ose për përvjetor a përkujtime. Por, sot bashkojmë dy fuqi të mëdha, fuqinë e Bashkisë së Tiranës me fuqinë e BERZh-it”, tha Veliaj.
Falë kësaj marrëveshjeje do të realizohen disa investime të rëndësishme në gjurmën e Pyllit Orbital të Tiranës.
“Kjo do të jetë një vepër që do të ngelet. Unë besoj se koha më e mirë për të mbjellë pemë ishte dje. Koha e dytë më e mirë për të mbjellë pemë është sot. Nuk duhet të humbasim më shumë kohë. Sot firmosëm marrëveshjen e parë për të filluar një plan, i cili do të përfundojë në disa investime kyçe në të gjithë gjurmën e Pyllit Orbital dhe do të kemi mundësi që të kthejmë kokën mbrapa dhe të themi se këto pemë u mbollën kur Bashkia e Tiranës dhe BERZH-i vendosën të vënë të gjitha forcat për ta bërë Tiranën realisht një qytet të gjelbër”, tha Veliaj.
Ai shtoi se kjo marrëveshje pason bashkëpunimin e shkëlqyer me BERZH-in për investimin në Bovillë dhe në sistemin e rrjetit të ujësjellës-kanalizimeve që ka rezultuar një histori suksesi.
“Arsyeja pse kjo na jep shumë optimizëm dhe shumë kurajo për të ecur më tej, është se tashmë e kemi një projekt të suksesshëm bashkë. Në 28 gusht sollëm një tubacion të dedikuar nga Bovilla në Astir, për t’i hequr nga uji i puseve të gjithë familjarët e asaj zone. Një histori suksesi! Në fund të vitit, falë financimit të BERZh-it, do të hapim shtesën që i kemi bërë impiantit të Bovillës për filtrimin. Në të njëjtën kohë do të ketë mbaruar edhe investimi i Qeverisë dhe i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për linjën nga liqeni i Bovillës deri tek impianti i filtrimit”, tha Veliaj.
Projekti për Pyllin Orbital parashikon shtimin e gjelbërimit jo vetëm në periferi të qytetit, por njëkohësisht edhe brenda zonave urbane.