Flash News

KRYESORE

Bes Kallaku nuk mjaftohet, ‘merr hak’ ndaj Xhensilës

Një nga çiftet më të dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku, shpesh herë bëhen pjesë e medieve për postimet në rrjetet e tyre sociale.

Besi vazhdon me videot e tij humoristike që poston në ‘Instagram’ dhe ka treguar si po e kalonte mbrëmjen e djeshme me Xhensilën.

Aktori shfaqet i rehatuar në divan duke lexuar një libër ndërsa Xhensila e shtrirë në divanin tjetër teksa këndonte.

Duke e filmuar, Besi shkruan se e ndaloi videon pasi komshiu i ra derës, për shkak se Xhensila ishte duke kënduar me zë të lartë.

“Ja mora hakun”, shkruan Besi në fund duke qenë se pak ditë më parë Xhensila e filmoi atë duke kënduar në dush.

Të fundit