Flash News

KRYESORE

‘Besëlidhja apo Besëlikja’? Presidenca i kthehet Ramës: Jepini zanaksin të qetësohet!

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili tha gjatë Kongresit të PS me të rinjtë se debati i sotëm për “Beslidhjen” apo “Besëliken” është degradim dhe humbje kohe.

Blushi shkruan me ironi në Facebook se e mirëkupton stresin e kryeministrit dhe i rekomandon të marrë ilaçin zanaks.

“Gruan e Bilalit e shqetëson me të drejtë fjala Besëlidhje! Gruaja e Bilalit e ka ndërtuar gjithë karrierën e vet vetëm mbi Pabesi! Pabesi ndaj babait dhe familjes! Pabësi ndaj shokëve dhe shoqeve! Pabesi ndaj demokracisë dhe Kushtetutës! Duke kaluar dhe vijën e kuqe, ate të Pabesisë ndaj Atdheut dhe interesave kombëtare. Ndaj e mirëkuptojmë për stresin që i jep fjala Besëlidhje. Jepini zanaksin të qetësohet!”, shkruan Blushi.

Të fundit