All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Besimtarët e krishterë kremtojnë lindjen e Krishtit

Besimtarët e krishterë kremtojnë lindjen e Krishtit
All - Paragraf - 1

Besimtarët katolikë dhe ata ortodoksë festuan në mesnatë duke gdhirë 25 dhjetori, festën e madhe të Krishtlindjeve. Besimtarët katolikë me qirinj në duar kryen ritet fetare këtë mesnatë në kishë mes lutjeve dhe urimeve për më shumë paqe, lumturi dhe harmoni.

All - Paragraf - 3

Qindra besimtarë katolikë në Tiranë u mblodhën për meshën e Krishtlindjeve në Katedralen e “Shën Palit” në mesnatë, ku kanë pritur mes lutjesh mbërritjen e mesnatës që shënon 25-dhjetorin e shenjtë për ta, lindjen e Birit të Zotit. Mesha u drejtua nga Imzot Xhorxh Frendo, i cili uroi besimtarët katolikë për më shumë paqe dashuri dhe mirësi.

“Është një festë e madhe, festa e familjes dhe dashurisë. Le të përkujdesemi që në këto ditë festive, të përjetojmë më thellë shenjtërinë dhe madhështinë e dhuratës së jetës që na e ka dhuruar Perëndia. Dhe për më tepër të shprehim mirënjohjen tonë me përpjekje të pandërprerë për zhvillimin e jetës shpirtërore”, tha Imzot Xhorxh Frendo.

“Me fytyrën e Jezusit shikojmë fytyrën e çdo njeriut. Jezuesi na ka urdhëruar të duam dhe respektojmë njëri tjetrin, vetëm kështu mund të gjejmë paqe,” u shpreh Imzot Frendo.

 

Të fundit