Flash News

KRYESORE

Besimtarët e krishterë, kremtojnë sot Krishtlindjen

Besimtarët e krishterë, kremtojnë sot Krishtlindjen

Besimtarët e krishterë, sot kremtojnë Festën e Krishtlindjeve, e cila ndryshe njihet edhe si ditëlindja e Krishtit. Krishtlindjet janë një nga kremtet më të rëndësishme në kalendarin festave të krishtera..

Më 25 dhjetor shumica e të krishterëve në të gjithë botën festojnë lindjen e Krishtit. Kjo festë e krishterë që vjen e dyta mbas Pashkës (Ngjalljes së Krishtit) është festuar nga të krishterët që në shekujt e parë të krishtërimit në Perandorinë Romake.

Por përveç anës spirituale dhe fetare festa e krishtlindjeve vjen në mbarë botën si një nga festat më të bukura dhe më të pëlqyera nga të gjithë. Përgatitjet për këtë festë nisin javë përpara se vigjilja e 25 dhjetorit të shënojë edhe kulmin e festimeve. Dhurata, ushqime të shumëllojshme, e gjithë familja e mbledhur rreth tavolinës duke ndarë urime dhe mesazhet për vit më të mbarë e më të mirë.

Megjithatë bota katolike dhe ajo ortodokse duket se kanë disa ndryshime sa i përket riteve fetare. Besimtarët katolikë festojnë vigjiljen e krishtlindjeve gjatë mbrëmjes së datës 24 dhjetor ndërsa sa i përket besimtarëve ortodoksë ceremonia zhvillohet gjatë paradites së datës 25 dhjetor.

Të fundit