Flash News

KRYESORE

Besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fiter Bajramit

Besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fiter Bajramit

Pas 30 ditëve të agjërimit të Ramazanit, besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fiter Bajramin, një nga festat më të rëndësishme të kalendarit të fesë islame.

Qindra besimtarë në kryeqytet kryen këtë mëngjes faljen e Namazit të Fiter Bajramit në sheshin “Skëndërbej”.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, u lut që Zoti në këtë festë ta begatojë dhe ta mbushë me mirësi dhe paqe vendin.

Namazi i Fitër Bajramit është falur edhe në xhamitë e tjera të vendit, për të vijuar më pas me ceremoni të tjera festive gjatë gjithë ditës së sotme.

Të fundit