Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Besnik Hasi kërkon Kombëtaren Shqiptare: Shpresoj që një ditë do të jetë rasti im
Besnik Hasi mund të konsiderohet si një nga ikonat e futbollit shqiptar, për karrierën e tij futbollistike në perëndim, por edhe atë prej trajneri. I rritur profesionalisht në perëndim, ai në moshën 27-vjeçare mbërrin në Kombëtaren kuqezi si shqiptari i parë i Kosovës që debutonte me Kombëtaren.
Në një intervistë për Top Channel, Besnik Hasi rrëfen momentet e para të kontakteve me skuadrën përfaqësuese. Në ato vite, shumë gjëra nuk funksiononin dhe Kombëtarja, sipas Hasit ishte një ekip gjysmëamator.
Për të, kulmi i asaj Kombëtareje në të gjitha këndvështrimet ishte fitorja përballë kampionëve të Europës, Greqisë.
Në vitin 2013, emri i Besnik Hasit, i cili në ato kohë ishte zëvendëstrajner i Anderlechtit, përmendet zyrtarisht si kandidaturë për postin e Kombëtares kuqezi.
Pak muaj më pas, në vitin 2014, Hasi merrte postin e trajnerit të Anderlechtit, ku fitoi kampionatin dhe kupën, e rritën nivelin e kërkesave ndaj Besnik Hasit.
Një dëshirë e madhe për të mbetet gjithsesi drejtimin i Kombëtares kuqezi.
“Në futboll asnjëherë nuk është momenti ideal. Sot jam pa punë dhe pa klub dhe Federata Shqiptare e ka trajnerin. Mbase kur Shqipëria të mos ketë trajner unë do të kem një klub, por dëshira është e madhe dhe as nuk e mohoj dot dhe askush tjetër që ka luajtur edhe për Kombëtaren, që ka dëshirë të drejtojë Kombëtaren. Shpresoj që një ditë do të jetë rasti im të jem trajner i Kombëtares”, thekson trajneri gjakovar.
Sa i përket Përfaqësueses së Kosovës, duket se ai nuk ka qenë asnjëherë në preferencat e tyre.
“Nuk e di a kam qenë në listën e tyre, por unë s’kam pasur asnjë kontakt me asnjë nga Federata e Kosovës, apo nga ndonjë që punon për Federatën e Kosovës”, mbyll intervistën e tij Besnik Hasi. (TCH)