Flash News

KRYESORE

Besnik Mustafaj flet për takimin me Bashën dhe Rulin në selinë e PD-së

Besnik Mustafaj flet për takimin me Bashën dhe Rulin në

Ish-Ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ka folur rreth takimit që u mbajt sot në selinë blu mes tij, Genc Rulit, kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News 24, Mustafaj u shpreh se u takuan me Bashën në ceremoninë e përurimit të bustit të Arbnorit dhe më pas tha se kreu i PD-së i ftoi për një kafe në zyrën e tij. Sa i takon takimit, Mustafaj u shpreh se ai ishte informal dhe miqësor.

Mustafaj tregoi se ai është takuar disa herë me Bashën, madje edhe kur ishte kritik ndaj tij ndërsa tha se ai nuk do të jetë pjesë e strukturave të PD-së por të vijojë të qëndrojë si një anëtar i saj.

“U takuam tek ceremonia e përurimit të memorialit të zotit Arbnori dhe zoti Basha na ftoi për një kafe dhe ne shkuam.

Ishte një takim krejt informal dhe krejt miqësor.

Unë në mënyrë sistematike kam pirë kafe me zotin Basha edhe kur kam qenë publikisht kritik me të.

Nuk do jem pjesë e strukturave të PD-së, unë do të jem një anëtar i Partisë Demokratike dhe asnjë më shumë”, u shpreh Mustafaj.

Të fundit