Flash News

KRYESORE

Besnik Mustafaj i tregon arsyet Metës se përse duhet të ketë kujdes për referendumin

Besnik Mustafaj i tregon arsyet Metës se përse duhet të ketë

Shkrimtari Besnik Mustafaj i shikon veprimet e presidentit Ilir Meta si një përpjekje serioze për të mbrojtur Kushtetutën. Ai thotë se është e vështirë që të vendoset një kufi se deri ku është e drejta e Presidentit, e ku e tejkalon.

“Faktikisht Presidenti Meta po bën një përpjekje serioze për t’i dhënë pavarësi zyrës së Presidentit dhe për të treguar rolin që duhet të ketë ai në mbrojtje të Kushtetutës. Tejkalimet janë shpesh shprehje nervozizmi. Mazhoranca ka vënë përballë Metës një njeri aspak serioz, Taulant Ballën, që nuk e ka doganën e gjuhës. Në këtë kuptim, shpeshherë Meta bie në kurthin e provokimeve të Ballës”, tha Mustafaj për News 24.

Në lidhje me deklaratën e kreut të shtetit se ai do të kërkojë referendum, analisti tha:

“Mund të shpallë edhe Presidenti referendum. Mendoj se Presidenti Meta duhet të matet shumë për të hedhur një hap të tillë, se nëse ndodh si më 30 qershor, kur KQZ e shpërfilli dekretin, do të ishte një diskret i madh i Presidentit në jetën politike. Në demokraci akti më i lartë i shprehjes së popullit është referendumi.”

Sa i përket shkarkimit të Metës, Mustafaj tha se shumica mund ta shkarkojë, “por kjo nuk bëhet pa ngritjen e Gjykatës Kushtetuese”

Të fundit