Flash News

KRYESORE

Besnik Mustafaj i kërkon dorëheqjen Lulzim Bashës

Besnik Mustafaj i kërkon dorëheqjen Lulzim Bashës

Ish-ministri i Jashtëm dhe një nga aleatët dhe konfidantët e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, i ka kërkuar atij të japë dorëheqjen. Mustafaj ka thënë se nuk duhet humbur kohë në këtë dhe sipas statutit të partisë, kompetencat duhet t'i kalojnë Sekretarit të Përgjithshëm dhe zgjedhjet për kreun e partisë të mbahen me qetësi dhe t'u jepet koha e tyre.

Mustafaj është zëri i parë publik brenda PD, një nga senatorët e saj, që i kërkon Bashës të japë dorëheqjen.

Më herët ka qenë zëvendësja e tij në kohën kur Mustafaj ishte ministër i Jashtëm, Edit Harxhi, që nuk ka shkuar deri te dorëheqja, por ka kërkuar që PD të ringrihet.

Të fundit