Flash News

KRYESORE

Besnik Mustafaj për Cakajn: Dje ia shtoi vetes namin e keq

Besnik Mustafaj për Cakajn: Dje ia shtoi vetes namin e keq

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, u shpreh skeptik sa i përket Gent Cakajt.

Sipas tij, zv. ministri i Jashtëm, të cilit Rama ia ka deleguar detyrat e ministrit, ditën e djeshme, gjatë fjalës së tij, ia shtoi namin e keq vetes.

“E prisnim delegimin e ministrisë për Gent Cakaj. Kryeministri ka qenë i vendosur, pavarësisht opinionit politik dhe shqiptarëve. Teknikisht dhe juridikisht nuk përbën problem themelor delegimi i punës drejt Gent Cakaj, Rama nuk është i pari që është njëkohësisht ministër i Jashtëm. Problemi është nëse ky ministër ka kapacitetin apo ajo ta bëjë realisht punën e ministrit de facto. Fjalimi që mbajti dje Cakaj ishte konfirmim i rezervave që ka në këtë rol. Dje ministri de facto tha se shpresonte t'i ikte namit të keq po ia shtoi vetes namin e keq. Nuk i përmendi negociatat në fjalimin që mori pasi Rama i delegoi punën. Nuk mendoj se është i aftë të përballojë punën e madhe, edhe pasi tani OSBE e kryeson Shqipëria. Jam i shqetësuar nga ky delegim që i ka dhënë kryeministri”, u shpreh Mustafaj.

Të fundit