Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
nga Klodeta Gjini/ klodetagjini.blogspot.com
1- Në momente të caktuara të jetës jemi të ndjeshëm rreth disa tematikave kundrejt të tjerave. Çfarë temash tërheqin më tepër Besnikun dhe në çfarë këndvështrimi?
Temë qëndrore në veprën time, qoftë ajo në prozë me romanet dhe essetë, apo në poezi është politika, në kuptimin e ndikimit përcaktues që ka patur gjatë gjithë shekullit të XX në fatin e njeriut shqiptar. Shekulli XX është edhe periudha qysh kur Shqipëria u bë vend i pavarur. Unë nuk kam shkruar asnjë vepër që shkon në histori përtej këtij caku.
Kur flas për ndikimin përcaktues që ka patur politika në fatin e njeriut shqiptar, kam parasysh ndërhyrjen e saj në jetën e përditshme të individit, i cili nuk ka predispozitën për të qënë një aktivist politik. Politika është e vetmja rrugë, nëpër të cilën vjen liria. Ose mohohet ajo. Për një kohë shumë të gjatë, shqiptari i zakonshëm e ka njohur politikën si rrugën që i ka mohuar lirinë. Të gjitha subjektet e veprave të mia zhvillohen në Shqipëri. Prandaj edhe unë, si shkrimtar, nuk mund t`i shmangesha këtij realiteti historik. Rrjedhimisht, dramat e personazheve të mi, qofshin ato edhe të lidhura me dashurinë apo me vdekjen, e kanë detyrimisht një sfond politik.
2- Edizioni ensemble ju quan një nga shkrimtarët bashkëkohës më të rëndësishëm. Si paraqitet sot prodhimtaria letrare shqipe?
Prodhimtaria letrare sot në Shqipëri zhvillohet në liri të plotë si në çdo vend tjetër europian. Por, fatkeqësisht, shkrimtari, poeti, njeriu i letrave në vendin tonë nuk i ka mundësitë ta verë këtë liri në shërbim të krijimtarisë letrare, duke e bërë të dobishme për krejt kulturën kombëtare. Tregu shqiptar i librit është shumë i vogël. Asnjë shkrimtar nuk mund të jetojë vetëm me të ardhurat nga shitja e librave në gjuhën amtare. Për më keq, ky treg është në gjendje kaotike. Më e dukshmja është mungesa e nje rrjeti të vëtetë librarish, që do ta çonin librin afër lexuesit. Shkrimtarët dhe poetët janë kështu të detyruar të bëjnë një mijë punë për të mbajtur veten dhe famijlen. Letërsia e vërtetë nuk bëhet dot duke vjedhur pak kohë mbrëmjeve vonë apo gjatë fundjavës. Ndërtimi i një vepre letrare kërkon përkushtim tërësor. Në vende të vogla si vendi ynë, në ndihmë të shkrimtarëve vjen shteti me bursa të ndryshme, në mënyrë që ata të përqëndrohen te krijimtaria letrare të paktën një pjesë të vitit. Në Shqipëri kjo nuk ndodh
Megjithatë, më besoni, çdo vit në Tiranë botohet poezi e nivelit më të mirë europian. Por nuk mungojnë as romanet dhe tregimet shumë të mira. Unë jam shumë admirativ ndaj kolegëve të mi për vullnetin e jashtëzakonshëm dhe dashurinë e madhe që tregojnë për letërsinë, duke i sfiduar këta rrethana jetësore të vështira. Brezi i shkrimtarëve dhe poetëve që erdhën në letërsi fill pas ndryshimit të sistemeve politike në fillim të viteve ’90, është rritur tashmë dhe pjekur mirë. Por edhe autorët e brezit tim, që liria na gjeti 30 vjeçarë dhe me një emër të bërë në sistemin e mëparshëm, vazhdojnë të shkruajnë dhe botojnë, duke treguar se ishin të aftë t’u përshtateshin kërkesave të reja politike dhe historike dhe të përfitojnë prej tyre në dobi të veprës letrare. Kjo larmi përvojash që paraqitet në skenën letrare të Shqipërisë e bën edhe prodhimtarinë në prozë e në poezi shumë të larmishme.
3- Në 1997 je shpallur fitues i çmimit Méditerranée për librin "Daullja prej letre" ose në italisht "Il tamburo di carta". Sa është e rëndësishme për një autor pjesëmarrja në konkurset letarare dhe çfarë vlerash ka për shkrimtarin?
Romani im “Daullja prej letre” është nderuar me këtë çmim pas botimit të tij në frëngjisht dhe ku pati një pritje shumë të mirë. “Çmimi Mediteranée” konsiderohet si një lloj Nobeli i Mesdheut. Nga letërsia italiane atë e kanë marrë autorë të mëdhenjsi Antonio Tabuchi apo Umberto Eco. E ka marrrë shkrimtari turk Orhan Pamuk. Mund të bëja kështu një listë të gjatë me romancierë nga të dy anët e Mesdheut e që janë ndër autorët më të mëdhenj të letërsisë së sotme botërore. Para meje, si shqiptar, e ka marrë Ismail Kadare. Pra, jam krenar, që jam në një shoqëri të tillë.
Këto lloj çmimesh serioze, juritë e të cilave i zgjedhin vetë veprat, në diskrecion të plotë, pa dijeninë e autorit, kanë një vlerë të madhe për shkrimtarin. Ato ia shtojnë shkrimtarit besimin në vete për të vazhduar shkrimin e veprës së vet. Sidomos për një shkrimtar që shkruan në një gjuhë të vogël e të panjohur, siç është shqipja, një vlerësim i tillë merr rëndësi edhe më të madhe. Por, këto çmime kanë një vlerë të madhe edhe për veprën. Ata tërheqin vëmendjen e kritikës letrare dhe të leximit te vepra. Zaten, edhe qëllimi kryesor i çmimeve serioze letrare: përhapja e librit dhe shtimi i lexuesve dhe jo thjesht kënaqja e egos së autorit.
4. Aktualisht publiku italian ju njeh nërmjet "Legjenda e lindjes sime" publikuar nga Ensemble dhe "Shqipëria midis krimit dhe mirazhit" Garzanti më 1993. Në shtator lexuesit do të këtë nëpër duar një tjetër publikim, një roman që në Francë dhe Gjermani ka pasur sukses. Diçka më tepër për të?
Është e vërtetë, në italisht unë kam ardhur më parë më esse dhe me poezi. Nuk e kam kuptuar kurrë pse botuesit italianë janë treguar gjithmonë ngurrues ndaj prozës fiction që vinte nga Shqipëria. Rasti më domethënës është Ismail Kadare. Romanet e tij kanë filluar të përkthehen në Itali 15 vjet pasi ishin përkthyer në Francë dhe në më shumë se 20 gjuhë të tjera. Edhe unë kam tetë libra të botuara në Francë, nga të cilat pesë janë romane. Ndërsa këtu në Itali vij për herë të parë me një roman. Jam sidoqoftë shumë i gëzuar, por kam edhe shumë ankth. Do të doja që proza ime të pëlqehej nga lexuesi dhe kritika letrare italiane.
Titulli i romanit tim është “Piccola saga carceraria” dhe botohet nga Editore Castelvecchi. Ngjarjet e romanit zhvillohen rreth burgut politik gjatë gjithë shekullit XX, kur Shqipëria ka kaluar nëpër tri regjime: monarkia, pushtimi fashist dhe komunizmi stalinist. I vetmi institucion, të cilin të tri këto regjime e kanë patur të përbashkët, ka qënë burgu politik, ku mbylleshin kundërshtarit e pushtetit. Romani im ndërton historinë e tre brezave të një familjeje shqiptare, e cila ka qënë e lidhur me burgun politik me pjestarët e saj herë si gardianë e herë të burgosur.
5- Një pyetje direkte që mund të ndihmojë lexuesin. Çfarë zgjedhjesh keni sjell nga ana artistike dhe pse?
Është e vështirë për muasi autor ta them këtë gjë. Është një prozë ku ndërthuret rrëfimi herë në vetën e parë e herë në vetën e tretë. Redaktorja e librit te “Castelvecchi” është deri tani e vetmja lexuese italiane e romanit përveç përkthyeses Catrina Zuccaro. Kur përfundoi përgatitja e romanit për botim, ajo më ka shkruar "Ho apprezzato tantissimo il suo libro. Il punto forte della sua scrittura è la tensione narrativa, che rimane fino all'ultima pagina. L'idea della storia è originale, ma soprattutto lei riesce a scavare nelle emozioni dell'animo umano e a trasmetterle attraverso la scrittura."
Shpresoj se do të jenë të shumtë lexuesit italianë, që do të kenë të njëjtën përshtypje.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38
