Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Besnik Mustafaj: Vendi drejt humnerës. Këtë nuk ia kemi borxh Edi Ramës
Analisti Besnik Mustafaj i konsideron të paligjshme deklaratat e kryeministrit Rama se “kush cënon zgjedhjet vendore, do t’i hiqet e drejta e daljes jashtë shtetit”. Sipas ish-diplomatit, nisma eshte shantazh i pastër që nuk ka asnjë mundësi të realizohet.
“Kjo deklaratë është e paligjshme . Dalja jashtë shtetit lidhet me rrezikshmërinë qe mund të kesh ti. Gjykata është ajo që merr vendimin. Lëvizja e lirë është e drejtë universale. Është një shantazh. Nuk ka asnjë mundësi që të realizohet kjo. E çon në Gjykatën e Strasburgut dhe ajo e shpartallon një vendim të tillë. Unë po të isha, e kisha lënë të fitonte në 61 bashki, por çfarë do të thoshte me 1 korrik. Kjo do të këtë kosto për të dyja palët”- tha ai.
Mustafaj u ndal edhe tek përgjimet e gazetës gjermane “Bild”, duke akuzuar prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku dhe për Donika Prelën, të cilat sipas tij, nuk hetuan asnjë pjesë të dosjeve “339 apo 184”.
“Ne kemi një situatë dëshpërues, sepse reagimi i kryeministrit ka qenë mohues dhe përçmues dhe me akuza. Nëse do të ishte burrë shteti do të nxiste drejtësinë që t’i hetonte. Nëse do të ishte hetuar me seriozitet dosja e Dibrës, nuk do të kishte ndodhur masakra e 2017. Tani prokuroja e përkohshme dhe ajo e Tiranës në vend që të ndihen të turpëruara ndaj publikut, sepse nuk ka kryer detyrimet kushtetues, kërkojnë tani kush i ka nxjerrë. Problemi nuk është se kush i ka nxjerrë, por pse nuk janë hetuar. Edi Rama dhe ekipi i tij po e tërheq vendim drejt humnerës, ku shqiptarët nuk ua kanë borxh. Presidenti është kreu i Sigurisë Kombëtare, me këtë cilësi është e drejta e tij ta kërkojë një informacion të tillë. Gjuha prodhon aksion dhe veprim , unë do të preferoja që liderët e opozitës të përdornin një gjuhë më pajtuese, por kjo kërkon pajtim nga të dyja palët. Kur ata kanë përballë një kryeministër tërësisht agresiv. Acarimi i gjuhës tregon se tension po shkon në rritje. Unë besoj se komuniteti ndërkombëtar ka distancën e duhur ndaj një vendi anëtar të NATO-s”- shtoi ai.