Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
“Besoj te drejtësia”, Arben Ndoka, Armando Prenga, Saimir Tahiri... si po i rrëzohen Edi Ramës ata që po bëjnë “shtet”
“Kur them dua një vend me drejtësi kuptoj vetëm drejtësi! Kur them dua të vërtetën nga drejtësia s’e bëj si ata që veç janë tallur dhe tallen me drejtësinë, edhe sot që flasim, prej 27 vjetësh rresht! E besoj këtë fjalë megjithë mend dhe luftoj për kuptimin e plotë të kësaj fjale, megjithë zemër. Drejtësi për të gjithë dhe drejtësi mbi këdo.”
Kështu nis reagimi i fundit i kryeministrit Edi Rama për çështjen e Saimir Tahirit, por ai beson vërtet i pari qeverisë ato që thotë?
“Ta harrojnë se do të na ndalin dot në këtë luftë, të gjithë ata që vazhdojnë t’i marrin shqiptarët për budallenj dhe që synojnë bllokimin e rrugës sonë për Shqipërinë që duam - me shtet, punë, mirëqenie”, shkruante ndër të tjera Rama në reagimin e paradites.
Rama thotë se po bën shtet, por nuk mund të harrohet se ky ‘shtet i ri’ që po ndërton kryeministri ka nisur me Arben Ndokën si deputet, i dorëhequr pasi opozita publikoi skandalin e dënimit të tij në Itali. Më pas, Armando Prenga ia vështirësoi punën Ramës kur qëlloi me armë brenda komisariatit të policisë. Edhe ai u detyrua të dorëhiqej për shkak të presionit të opozitës demokrate.
Skandalet nuk munguan as në nivel lokal, me socialistin Shukri Xhelilin në Peshkopi që përdorte postin për favore seksuale dhe Elvis Rroshin në Kavajë që kishte fshehur një hetim në Itali.
Së fundmi, skandali i Saimir Tahirit, ish-ministrit të Brendshëm që dyshohet si përfshirë në trafikun e drogës me Italinë, i ka dhënë goditje të fortë ‘shtetit’ të Edi Ramës.
Ministra, deputetë, kryetarë bashkie, të dënuar dhe të akuzuar për afera skandaloze u emëruan në këto poste nga Edi Rama, kryeministri që thotë se beson te drejtësia dhe kërkon të bëjë shtet.