Flash News

KRYESORE

"Beteja" e mazhorancës për të ndryshuar '5 Qershorin', Krasniqi: Po e rrotullojnë për privilegje elektorale

"Beteja" e mazhorancës për të ndryshuar '5

Analisti dhe njëherazi drejtuesi i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi, në një koment të tij referuar mbledhjes së fundit të Këshillit Politik, është shprehur se “Shqipëria duhet të kishte Reformë Zgjedhore konsensuale”.

“Nuk kemi asnjë zyrtar të përballur me drejtësinë, nuk kemi hapa konkretë për Gjykatën Kushtetuese, disa nga kandidaturat e rrëzuara kanë qenë fyerje për sistemin vetëm duke kandiduar. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor kaluan pa konsultim publik dhe as opinion nga grupet e intreresit, – një standard detyrues ky për parlamentin. Ndërsa shohim mungesën e GJK është ekzekutivi dhe partitë që interpretojnë Kushtetutën dhe kjo sjellje është parademokratike”, thekson Krasniqi, ndërsa shton se edhe përsa iu përket “11 pikave të tjera- referuar Agjendës së Bundestagut- ende nuk kemi bërë hapa para”.

Sipas analistit, mazhoranca ka përgjegjësinë për ta kaluar draftin në Parlament, për arsye se vetë një nga pikat e Këshillit Politik është se marrëveshja kalon pa ndryshime.

Që në momentin që e ka firmosur këtë gjë, mazhoranca e ka pranuar këtë kosto politike dhe këtë përgjegjësi publike. Fakti që ndryshoi mendje gjatë rrugës nuk lidhet me ndryshimin e raporteve në Parlament, pasi ajo i ka votat e nevojshme për ta kaluar, por lidhet me llogari elektorale dhe me nevojën e saj për të ndryshuar klauzola siç ishte ajo e koalicioneve në mënyrë që të krijojë privilegje elektorale”.

Të fundit