Flash News

KRYESORE

Beteja e radhës SHBA-Iran, ushtritë e njëra-tjetrës i shpallin ‘grupe terroriste’

Beteja e radhës SHBA-Iran, ushtritë e njëra-tjetrës i

Administrata e presidentit Donald Trump i ka shpallur Rojet Revolucionare të Iranit si organizatë e huaj terroriste. Rojet Revolucionare janë organizata kryesore e sigurisë së Iranit.

Sipas presidentit amerikan, Rojet Revolucionare “janë mjeti kryesor i qeverisë iraniane për të drejtuar dhe zbatuar fushatën e saj terroriste globale".

"Ky hap i pashembullt, i drejtuar nga Departamenti i Shtetit, njeh realitetin se Irani nuk është vetëm një mbështetës shtetëror i terrorizmit, por edhe që Rojet Revolucionare marrin pjesë aktive në terrorizëm, e financojnë dhe e nxisin atë si mjet të politikës shtetërore”, është shprehur Trump.

Menjëherë pas këtij vendimi të Uashingtonit, Irani ka reaguar duke e klasifikuar ushtrinë amerikane si ‘organizatë terroriste’. Vendimi është marrë nga Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare, ku përveç klasifikimit terrorist për ushtrinë, edhe qeveria amerikane është klasifikuar si ‘sponsorizuese e terrorizmit’.

Të fundit