Flash News

KRYESORE

Beteja ligjore me këngëtaren Katy Perry, vdes në gjykatë murgesha

Beteja ligjore me këngëtaren Katy Perry, vdes në

Murgesha Catherine Rose Holzman ka humbur jetën gjatë seancës së radhës gjyqësore me yllin e muzikës ndërkombëtare Katy Perry. Seanca e bujshme zhvillohej mes këngëtares dhe një grupi murgeshash, për shkak të një mosmarrëveshje mbi një pasuri të paluajtshme, në Los Feliz.

Murgeshat pretendonin se prona nuk i përkiste ligjërisht këngëtares, ndërsa kishin deklaruar se dispononin dokumente nga Vatikani për këtë pretendim.

Por, gjatë seancës së djeshme zemra e motrës Catherine Rose Holzman ka pushuar papritur dhe për pasojë ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare në një gjykatë në Los Angeles.

Perry ishte e gatshme të paguante një shumë prej 10 milion dollarësh kundrejt për murgeshave, por këto të fundit nuk pranon ta shisnin.

 

 

Të fundit