Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Fitim Zekthi
Bota, sigurisht edhe Shqipëria, ka hyrë në një periudhë ku sfidat kulturore janë shumë të mëdha, ku identitete dhe vlera të caktuara janë duke u përdorur apo përmbysur për qëllime të rëndomta pushteti. Çështja e homoseksualitetit qëndron në majë të kësaj lufte kulturore e cila, pa asnjë diskutim, ka përthyerjet e veta në politikë dhe në mënyrën se si, secila nga palët e kësaj lufte, i qasen dhe përkufizojnë njëra-tjetrën.
Në këtë luftë që vazhdon dhe do të vazhdojë shumë gjatë, gati ka humbur plotësisht sensi mbi të drejtën, të vërtetën, të moralshmen. Faktet përzihen ose tjetërsohen dhe irracionalja përpiqet të dominojë. Në këtë luftë, si në shumë të tilla, palët kanë padyshim edhe pasqyrimet apo aleancat, burimet apo ideologjitë e tyre politike. Madje e gjitha përfundon te politika.
Gjithë kjo ndodh sot me paradat gay, ma aktivitet apo manifestime gay, me ligje pro promovimit të homoseksualitetit, duke iu njohur të drejtën e martesës apo të adoptimit të fëmijëve, me angjensi dhe libra që promovojnë këtë sjellje seksuale etj., ka një histori dhe është një axhendë krejtësisht politike dhe nuk ka asfare të bëjë me shqetësimet apo të drejtat e atyre njerëzve që janë homoseksualë.
Kur përfundoi Lufta e Parë Botërore, një pjesë e rëndësishme e marksistëve u dëshpëruan që revolucioni komunist nuk triumfoi. Ata besonin, siç thoshte teza e Marksit, se në një konflikt të gjerë, proletariati do të bashkohej kundër borgjezisë. Pra, ata besonin se punëtorët gjermanë do të bashkoheshin me ata francezë, apo anglezë kundër borgjezisë gjermane, franceze dhe angleze.
Ndërgjegjia klasore do të ishte aq e fortë sa do të tejkalonte atë kombëtare dhe do të çonte në fitoren e revolucionit komunist. Në fakt, nuk ndodhi kështu. Kjo i shtyu disa nga teoricienët marksistë të kohës të mendonin se diçka tjetër duhej arritur më parë. György Lukács, Karl Korsch, Antonio Gramshi etj., teoricienë të njohur të asaj kohe, dështimin ia mveshën kulturës tradicionale me bazë fenë që sundonte në ato vende. Sipas tyre, revolucioni pengohej nga kjo kulturë sunduese, e cila nuk lejonte ndërgjegjen e proletariatit të këtyre të vendeve të çlirohej nga këta “vargonj”.
Së pari, duhet të shkatërrohej kjo kulturë tradicionale me bazë fenë. Lukacs, i cili u bë për pak kohë ministër i Kulturës në qeverinë disamujore të Bela Kunit në Hungari, futi në programet shkollore edukatën seksuale si një masë e parë për të shkatërruar këtë kulturë. Më pas këta teoricienë formuluan idenë se kultura tradicionale do të shkatërrohej duke bërë që grupet e margjinalizuara, sipas tyre, si gratë, homoseksualët, njerëzit me ngjyrë, pakicat e ndryshme kulturore etj., të arrinin të bënin dominuese një kulturë tjetër, që e cilësonte të deritashmen të keqe, produkt i historisë dhe marrëdhënieve të shtrembra në shoqëri.
Shkurt, do të promovoheshin të “drejtat” e homoseksualëve, do të luftohej për emancipim të gruas dhe rritje të “rolit të saj”, do të flitej për mbrojtje nga diskriminimi duke nxitur një formë tjetër, atë të diskriminimit pozitiv etj. U prodhua një literaturë jashtëzakonisht e gjerë, sidomos nga shkolla e Frankfurtit. Erdhi revolucioni seksual që trumbetonte lirinë seksuale, ndodhi Maji i vitit 1968 në Francë, ku kërkohej një revolucion i thellë kulturor në qendër të të cilit ishte liria, feja u shty në periferi dhe një moral dhe një kulturë e re u bë zemra e ideve dhe lëvizjeve të majta.
Është pikërisht këtu rrënja e çdo përdorimi të shëmtuar që e majta i ka bërë, që prej asaj kohe, homoseksualëve. Ajo i ka parë ata gjithnjë në shërbim të kësaj agjende, të agjendës për të transformuar kulturalisht realitetin dhe shkatërruar kulturën tradicionale. Përpjekja për të mos parë asnjë prej problemeve që ai shfaq tek individët homoseksualë ka ecur paralel me përpjekjen për ta bërë homoseksualitetin të duket i mirë, i drejtë dhe i shëndetshëm si heteroseksualiteti.
Që një sjellje e tillë të jetë e mirë, e shëndetshme dhe e drejtë, atëherë personat homoseksualë duhet të martohen mes tyre, duhet të rrisin fëmijë që i adaptojnë etj. Mirëpo kultura, ende e pranishme tradicionale me bazë fenë, thotë që homoseksualiteti është i keq dhe i pashëndetshëm. Atëherë duhet të kemi një ligj që i mbron homoseksualët nga diskriminimi dhe që dënon këdo që thotë se homoseksualiteti është i dëmshëm dhe i keq.
Pra, homoseksualët përfshihen në grupin e njerëzve që mbrohen nga diskriminimi, njëlloj siç përfshihen pakicat etnike fetare apo racore. Këtu e majta e çon deri në fund thikën. Ajo barazon si kategori besimin fetar, racën dhe etninë me një sjellje të caktuar seksuale. Njerëzit mbrohen nga diskriminimi për atë që ata janë dhe jo për atë që bëjnë. Homoseksualët nuk janë diçka, ata bëjnë diçka. Nuk ekziston diçka e shkruar në kodin gjenetik që e bën dikë homoseksual. Nuk ka një gjen gay. Njeriu mbrohet nga diskriminimi për cilësi të pandryshueshme si ngjyra e lëkurës apo etnia, apo për identitete spirituale si feja, që është e trashëgueshme edhe kulturalisht. Të qenit homoseksual nuk është as besim spiritual dhe as e trashëgueshme kulturalisht.
Me djallëzi, e majta e përfshin homoseksualitetin në këto kategori të mbrojtura me ligj në mënyrë që feja të futet në një kategori ku rri edhe homoseksualiteti dhe, kësisoj, tërë kultura tradicionale të bjerrë. E djathta mendon se njerëzit janë të lirë, janë krijuar të lirë nga Zoti dhe ata do të bien në mëkat, do të bëjnë gjëra të këqija. Për këtë ata do të përgjigjen para Zotit. Një prej këtyre zgjedhjeve të njerëzve është edhe homoseksualiteti, dhe askush nuk ka të drejtë t’i diskriminojë ata.
Homoseksualët për të djathtën kanë çdo të drejtë si çdo njeri tjetër. Askush nuk mund t’i pengojë ata nga e drejta e jetës, pronës, votës, punës, mjekimit, shkollimit, martesës (mes një burri dhe një gruaje si të tjerët) etj. Në një kuptim të djathtë është e shëmtuar të gjykosh sjelljen intime apo intimitetin e një individi, ai është krejtësisht privat. Ai nuk është objekt i gjykimit publik dhe as nuk del në publik. E majta dëshiron që homoseksualët të dalin publikisht të tregojnë se çfarë bëjnë ata me këtë pjesë të intimitetit të tyre. E majta, duke i përdorur si mish homoseksualët, kërkon që ata të identifikohen në publik si grup, të dalin të bëjnë parada, të detyrojnë shoqërinë ta quajë homoseksualitetin të mirë, të mbrohen nga diskriminimi me ligje dhe madje të përfitojnë lehtësira nga shteti po me ligje.
Qëllimi është shkatërrimi i kulturës tradicionale dhe jo përmirësimi i jetës së homoseksualëve. E djathta nuk mund të jetë kurrë kundër atyre që bëjnë një mëkat apo kundër atyre që bëjnë një veprim që ajo e quan të keq. E djathta është kundër mëkatit ose kundër veprimit të keq. Individi nuk preket, dinjiteti është i shenjtë, seksualiteti i tij është krejtësisht privat dhe askush nuk mund ta bëjë atë objekt lojërash publike siç bën e majta.
Partia Socialiste në Shqipëri është një nga forcat më të majta, ose jashtëzakonisht të majta të botës, në këtë drejtim. Ajo disa kohë më parë përfshiu në kategorinë e grupeve sociale që do të ndihmohen me banesa nga shteti, edhe homoseksualët. Kjo do të thotë jo vetëm që PS dhe qeveria shqiptare mendojnë se të jesh homoseksual është një gjë e mirë, e drejtë dhe shëndetshme, sikur të jesh heteroseksual, kjo nuk do të thotë vetëm që PS dhe qeveria e mendon kulturën tradicionale dhe fenë një problem që duhet goditur, kjo do të thotë jo vetëm që ajo i përdor homoseksualët duke ua telendisur atyre publikisht sferën private apo duke bërë lodër publike seksualitetin, por edhe që në Shqipëri kultura tradicionale është aq e fortë sa diskriminimi i madh i ka bërë homoseksualët të jenë të paaftë për shkak të zgjedhjes seksuale për të gjetur shtëpi.
Kjo do të thotë që një homoseksual e ka më të vështirë të gjejë punë, të ketë pagë të mirë, të ketë aftësi profesionale konkurruese, apo të jetë person që di të luftojë për jetesën se sa të tjerët. Po ashtu, rreth një vit më parë, zëvendësministrja e Arsimit mbrojti me forcë futjen e teksteve në shkolla të cilat trajtojnë dhunën apo paragjykimin ndaj homoseksualëve me qëllim, gjasme, për të ulur bullizmin. Drejtoresha në Ministrinë e Arsimit, Etleva Sheshi, teksa mbronte futjen e teksteve të cilat e trajtojnë homoseksualitetin si një gjë të drejtë dhe të shëndetshme, tha se “meqenëse në Europë janë 10% pjesëtarë të këtij komuniteti, sigurisht dhe Shqipëria nuk ka pse të jetë ndryshe”. Po ashtu, qeveria shqiptare ka përfshirë në administratën e lartë dhe në vetë qeveri njerëz që vijnë nga shoqëria, të njohur si aktivistë të agjendës gay. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i kishte shkruajtur shkronjat e gjithëdukshme “TIRANE” dje në lulishten tek ish parku Rinia me flamurin e lëvizjes gay, si dëshmi e promovimit të kësaj lëvizjeje. Ish Avokati i Popullit, i zgjedhur nga socialistët kohë më parë, Totozani, u kthye në një figurë që gati u identifikua me lëvizjen gay (avokatja e tanishme është më modeste, megjithatë as ajo nuk i ka shpëtuar kësaj qasjeje të majtë dhe është parë në manifestimet gay.)
PS dhe qeveria, (por edhe ata që vijnë nga PD, që nuk e kuptojnë pozicionin e së djathtës dhe vihen në anën e lëvizjes gay ose për servilizëm ose nga padija), nuk duhet të lejohen të tallen kështu me këtë kategori njerëzish të cilët, thjesht kanë fatin e keq se kanë zgjedhur një lloj seksualiteti shumë të pashëndetshëm, por që janë njerëz që kanë dinjitetin e tyre dhe duhen trajtuar me respekt. Tallja e të majtës nuk mund të jetë kaq mizore me homoseksualët, por edhe me shoqërinë, e cila ka një detyrim ndaj të gjithë atyre që, për shkaqe që nuk varen nga ata mbesin pas, si jetimët, romët, fëmijët e policëve apo forcat speciale RENEA. Në këtë kuptim homoseksualët mbrohen dhe trajtohen me respekt vetëm nga një pikëpamje e djathtë e cila nuk e bën objekt lojërash apo agjendash kulturore seksualitetin e tyre.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38