Betimi i 3 anëtareve, Meta: I lumtur që pas dy vitesh fillon funksionimi i Gjykatës Kushtetuese

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas betimit të tre anëtareve të Gjykatës Kushtetuese. Përmes një statusi në Facebook, Meta shkruan se është i lumtur për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.

“I lumtur që më në fund, pas dy vitesh, fillon sot nga funksionimi Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë!
Urime tre anëtareve të reja të kësaj Gjykate, znj.Elsa Toska, znj.Marsida Xhaferllari dhe znj. Fiona Papajorgji! 🇦🇱”, shkruan Meta.

Deri tani Gjykata Kushtetuese është plotësuar me pesë anëtarë. Faktikisht nevojiten 6 anëtarë që Gjykata të quhet funksionale.

Tre anëtarët e Kushtetueses betohen para Presidentit Meta