Flash News

KRYESORE

Betimi i Pjetrit, PS thur skenarin “A” dhe planin “Kamza”

Betimi i Pjetrit, PS thur skenarin “A” dhe planin

Bashkia e Shkodrës është ndër të paktët institucione të pushetit vendor, ku nuk është betuar drejtuesi i ri i dalë nga ‘30 qershori’, pasi rezistenca e kryebashkiakes Voltana Ademi ka prishur planet e Valdrin Pjetrit dhe stafit të tij.

Betimi në ambientet e bashkisë, flitet se do të behet më 21 gusht, por kjo do të varet më shumë nga sjellja e Ademit dhe e simpatizantëve të djathtë.

Nesë nuk realizohet plani i mësipërm, ekziston edhe një skenar B. Në rast se PD bllokon hyrjen e bashkisë, ceremonia e betimit të Pjetrit do të realizohet në universitetin "Luigj Gurakuqi" ose në Prefekturën e qytetit.

Me qetësimin e simpatizantëve të djathtë, policia do të çmontojë derën kryesore të bashkisë, ashtu siç ndodhi në Kames me Rakip Sulin, që socialisti Valdrin Pjetri të hyjë në zyrë dhe te flase per mediat.

Të fundit