Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka reaguar pas betimit të kryebashkiakut të Tepelenës, Tërmet Peçi. Në një postim në Facebook, Shehu shkruan se betimi i Peçit i ngjante një ceremonie mortore.
Duke ironizuar më tej, Shehu shkruan se ceremonisë i mungonte kanabisi, që të kompletohej.
“Ne fakt tepelenasit e nderuar ja dhane atij pergjigjen qarte me 30 Qershor, duke e perbuzur me bojkotin e tyre, apo me zhgaravinat e vendosura ne ato flete te turpit. Dhe tashti ne vazhden e diskutimeve te fundit per termetet, mund te them me siguri nje te vertete, parashikimin e sigurte per fundin e shpejte te Termetit te Tepelenes, nepermjet procesit te ardheshem zgjedhor”, shkruan Peçi.
Postimi i plote:
Nje tufe kanabisi per Termetin e Tepelenes. Termet, termet, po flitet e po ndodh shpesh kete vere te nxehte, Greqi, Korce, Devoll etj. Por Termeti me tragjik e shkaterrues eshte ai i Tepelenes, ai qe na u paraqit se fundmi me kollare mavi dhe me….roje nderi! Mungonte vetem nje tufe Kanabisi per ta “nderuar” “madherine e tij”, gjate asaj ceremonie, qe i ngjante me shume nje cfaqje mortore.
E pafaleshme kjo “harrese” per ate qe u be gjate “sundimit” te tij “simboli” i Tepelenes se vlerave historike e njerrezore. Duke forcuar e pasuruar keshtu grupet e mbrojtura kriminale, “oborrin mbreteror termetian” aty, ata qe ne vend ta luftonin kete veprimtari kriminale, merrnin nga fshtaret e mjere si kapar 10-15 Euro per bime.
Ndersa fashataret jo vecse u varferuan, por dhe u ”skllaveruan” si kurre ndonjehere nen ate pushtet keqberesish. Ne fakt tepelenasit e nderuar ja dhane atij pergjigjen qarte me 30 Qershor, duke e perbuzur me bojkotin e tyre, apo me zhgaravinat e vendosura ne ato flete te turpit. Dhe tashti ne vazhden e diskutimeve te fundit per termetet, mund te them me siguri nje te vertete, parashikimin e sigurte per fundin e shpejte te Termetit te Tepelenes, nepermjet procesit te ardheshem zgjedhor.