Flash News

KRYESORE

Betohen 140 deputetët e rinj, pritet votimi i Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit

Betohen 140 deputetët e rinj, pritet votimi i Gramoz Ruçit në

Sapo ka nisur seanca e dytë e ditës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë ku u bë betimi i deputëtëve të rinj dhe pritet të votohet kryetari i ri i Parlamentit, Gramoz Ruçi.

Gramoz Ruçi është kandidat i vetëm i propozuar nga PS dhe nuk pritet që të ketë surpriza, pasi socialistët i kanë votat.

Ai ka mbështetjen e të gjithë deputetëve të PS, ndërsa PD dhe LSI, si opozitat e Kuvendit të ri, kanë paralajmëruar votën kundër.

Paraditen e sotme u zhvillua seanca e parë e parlamentit të ri, e cila u drejtua nga Besnik Bare, si deputeti më i vjetër. Menjëherë pas seancës së parë PD paralajmëroi se gjatë votimit të Ruçit do të protestojë.

 

 

Të fundit