Flash News

KRYESORE

Betohen në Parlament tre deputetët e rinj

Ndërkohë që vijon protesta para Parlamentit, kanë kryer betimet duke marrë zyrtarisht mandatet e deputetit Ralf Gjoni, Nimet Musai dhe Enada Koçiraj.

Ralf Gjoni është kandidati i 8-të në radhët e LSI-së që ka pranuar mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë. Ai zëvendësoi deputeten e dorëhequr Klajda Gjoshën.

Nimet Musaj është kandidati i LSI-së në qarkun e Fierit. Musai ka marrë mandatin e ish deputetit Petrit Vasili.

Deputetja Enada Koçiraj ka marrë mandatin e lënë nga Shëzai Rrokaj, në qarkun e Vlorës.

Të fundit