Betohet anëtarja e re e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska

Në institucionin e Kreut të Shtetit po zhvillohet ceremonia e betimit përpara Presidentit Meta e antëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. E para që është betuar ka qenë Elsa Toska.

Ajo zëvendëson ish-gjyqtarin, z.Vladimir Kristo.

Duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, gjyqtarja Toska u betua para Presidentit Meta:

“Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!”.

Presidenti Meta i uroi suksese dhe punë të mbarë në këtë detyrë shumë të rëndësishme.