Flash News

KRYESORE

Betohet kryebashkiaku i ri i Kuçovës

Betohet kryebashkiaku i ri i Kuçovës

Në Kuçovë është betuar kryebashkiaku i ri, Kreshnik Hajdari. Betimi i tij u bë pas konstituimit të Këshilli Bashkiak të këtij qyteti me 31 këshilltarët e dalë nga votimet 30 qershorit. Pas zgjedhjes së drejtuesve të këshillit bashkiak,kryetares Migena Bullari dhe nën/kryetarit Shpëtim Nishani,kryetari i ri i bashkisë bëri betimin e tij si kryetar dhe premtoi se në mandatin e tij 4-vjeçar do të përmbushë premtimet e bëra gjatë fushatës.

Kreshnik Hajdari tha se edhe pse e presin shumë sfida të vështira që duan mund dhe durim të madh, ato do të realizohen me përkushtim nga ana e tij. Kreshniku ka premtuar se,do trajtoj me respekt maksimal kritikat dhe alternativat që do i parashtrohen.

E pranishme në konstituimin e Këshillit Bashkiak ishte edhe deputetja e Partisë Socialiste,Ermonela Felaj. Ajo shprehu bindjen e plotë se kandidati i zgjedhur nga Partia Socialiste për bashkinë e Kuçovës, Kreshnik Hajdari, do të përmbushë me zotësi dhe korrektësi detyrat e tij në krye të bashkisë së këtij qyteti.

Të fundit