Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Betohet kryebashkiaku i ri i Peqinit, Taulant Balla ka një porosi
Në Peqin është betuar kryetari i ri i Bashkisë, Lorenc Tosku. Gjithashtu, ditën e djeshme u konstituua këshilli i ri bashkiak. Në ceremoni ishin të pranishëm dhe kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, e figura të tjera të mazhorancës.
Balla dha një porosi për këshilltarët e baskisë, të cilët sipas tij duhet të kujdesen që të sillen denjësisht gjatë detyrës dhe t’i gjenden qytetarit pranë.
“Ju këshilltarët e bashkisë duhet të kujdeseni që të sillni në zyrat e bashkisë dhe në mbledhjet e Këshillit, apo të institucioneve të tjera përkatëse hallin e çdo banori, propozimet e çdo lagje, fshati, komuniteti, sikletet e çdo sipërmarrësi të madh, apo të vogël. Kryetari i ri i Bashkisë Lorenc Tosku është i vetëdijshëm në ushtrimin e këtij mandati të ri për barrën e jashtëzakonshme që ai përfaqëson. Peqini nuk duhet të jetë i ndarë në mes partive politike, por i bashkuar në punët e rëndësishme ku patjetër unë gjej rastin të theksoj projektet e mëdha në infrastrukturë e bujqësi, por edhe vijimi i Rilindjes Urbane të qytetit të Peqinit. Dua ta falënderoj Kryetarin në largim Saimir Hasalla për punën e tij në katër vitet e shkuara”, deklaroi Balla.
Kryebashkiaku i ri i Peqinit pas betimit u shpreh se në katër vitet e ardhshme do të bëjë të pamundurën që jeta e çdo familje në zonën urbane dhe ato rurale ta ndjejë më shumë se çdo herë tjetër përmirësimin e cilësisë së shërbimeve , përmirësimin e cilësisë së infrastrukturës, përmirësimin e cilësisë së jetesës dhe çdo aspekti tjetër të jetës si në aspektin arsimor,social, kulturor,shëndetësor, ekonomik dhe sportiv.