Betohet në presidencë gjyqtari i parë i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi

Gjyqtari i parë i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi u betua në institucionin e Presidentit të Republikës.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin përfaqësues të institucioneve të pavarura, ambasadorëve si dhe përfaqësuese të vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit, gjyqtari Muçi, vendosi dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë dhe u zotua : “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!”

Në vazhdim, kreu i shtetit, meta, i dorëzoi gjyqtarit Muçi dekretin e emërimit në këtë detyrë shumë të rëndësishme si dhe i uroi suksese dhe punë të mbarë.

Por procesi i rivlerësimit ndaj tij nuk ka përfunduar ende, pasi dosja e gjyqtarit ndodhet ende nën shqyrtim nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. KPA zotëron një dokument sekret të DSIK, ku shkruhet se prokurori Besnik Muçi ka dy kontakte të papërshtatshme.