Flash News

KRYESORE

Betohet qeveria e re në Itali

Betohet qeveria e re në Itali

Italia ka një qeveri të re! Kryeministri Giuseppe Conte dhe kabineti i tij nga koalicioni i partive Pesë Yjet dhe PD u betuan në ceremoninë e drejtuar nga presidenti italian në pallatin presidencial Quirinale.

Dhjetë ministra janë të lëvizjes populiste 5-yjet, partia më e madhe parlamentare. Demokratët e qendrës së majtë kanë nëntë ministra dhe një parti e vogël e krahut të majtë ka një. Ministri i Brendshëm, i cili merret me politikën e emigracionit, nuk ka përkatësi partiake.

Në Itali shpresojnë që ky koalicion të jetë jetëgjatë, duke qenë se pjesë e tij janë dy parti rivale.

Kështu që gjtihçka dot ë varet nga vendosmëria e tyre për të shmangur zgjedhjet e parakohshme që mund të sjellin në pushtet liderin e Lega-s, Mateo Salvini, i cili ka një platformë anti-emigracion. Lega triumfoi në zgjedhjet e Parlamentit Evropian të majit.

Qeveria e mëparshme e koalicionit e drejtuar nga Conte u rrëzua muajin e kaluar, pikërisht sepse Lega , u tërhoq. kjo u pa si një taktikë e Salvini-t për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, pasi në sondazhe popullariteti i tij ishte rritur, por që rezultoi fatale, duke qenë se Pesë Yjet dhe PD krijuan qeverinë e re.

Të fundit