Flash News

KRYESORE

Betohet  Yuri Kim, ambasada amerikane i uron mirëseardhjen në Shqipëri

Ambasadorja e re e SHBA në Shqipëri Yuri Kim u betua dje para Departamentit Amerikan të Shtetit.

Ceremonia u drejtua nga Ndihmës Sekretari i Shtetit, Philip Reeker, në ambientet e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Ambasada amerikane në Tiranë, përmes një postimi në Facebook i uron mirëseardhjen ambasadores së re në javët e ardhshme.

🇦🇱️ | Yuri Kim u betua dje si Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, gjatë një ceremonie zyrtare në Departamentin e Shtetit. Presim me kënaqësi që t’i urojmë mirëseardhjen në Shqipëri në javët e ardhshme!”, shkruan ambasada në postimin në Facebook.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA uron Yuri Kim për detyrën: Do të kemi një bashkëpunim të frytshëm

Të fundit