Flash News

KRYESORE

“Betohu që po thua të vërtetën!”, këshilltari Dervishaj 'nuk i bindet' Ilir Metës

“Betohu që po thua të vërtetën!”,

Presidenti Ilir Meta është duke dhënë në këto momente një konferencë në Presidencë, ku publikoi dokumente të  tjera që sipas tij vërtetojnë tentativën mafioze të mazhorancës për kapjen e Gjykatën Kushtetuese.

Por një moment i paparashikuar ishte shumë interesant. Në një moment Presidenti Ilir Meta i kërkoi këshilltarit të tij ligjor, Bledar Dervishajt që të betohej para të gjithë shqiptarëve se po thoshte të vërtetën pas publikimit të fakteve.

Por Dervishaj nga ana e tij nuk e zbatoi ‘urdhrin’ e eprorit, duke u mjaftuar vetëm me deklaratën se nuk kishte nevojë që të betohej pasi procesverbalet i ka publikuar vetë Ardian Dvorani. “Tamam si nga Vlora...”, e mbylli komentin e tij plot vlerësim Presidenti.

Të fundit