Flash News

KRYESORE

Betonizohet kanioni i Holtës, aktivistë e banorë protestë me 25 janar

Betonizohet kanioni i Holtës, aktivistë e banorë protestë me

Banorë e aktivistë do të protestojnë me 25 janar kundër ndërtimit të hidrocentralit mbi kanionin e Holtës, i cili është po ashtu edhe pjesë e listës së Monumenteve të Natyrës.

“Miq të natyrës, turizmit dhe Atdheut tonë të dashur Shqipëri. Sapo dorëzova letrën për protestën e ditës së Premte date 25 Janar 2019. Venie në dijeni bazuar në ligjin 8773 date 23.04.2001 “Per Tubimet” Paqsore.

Shifemi tek monumenti i Skënderbeut në orën 11:00‼️Ta shpëtojmë Shqipërinë,  Holten dhe Zagorin”, shkruan aktivisti Arben Kola.

Pas firmës së kryeministrit Edi Rama, shoqëria ‘Era Hydro shpk”, me administrator Nertil Gjata ka vendosur disa mjetë dhe ka nisur betonizimin e grykëderdhjes së kanionit, i cili është një prej atraksioneve turistike më të vizituara në vend.

 

Të fundit