Flash News

KRYESORE

Beyonce dhe Jay Z drekojnë në restorantin e tyre të preferuar, i përket një shqiptari

Beyonce dhe Jay Z janë ndër personazhet më të fuqishëm në botë sa i takon tregut të muzikës.

Tani që Bey është shtatzënë në pritje të binjakëve, Jay Z gjen më shumë kohë për të kaluar me familjen. Ai së bashku me vajzat e preferuara të tij, zonjushat e familjes Carter drekojnë shpesh bashkë .  Ky grup përbëhet nga Beyonce shtatëzënë, 5-vjeçarja Blue Ivy dhe mamaja e tij Gloria Carter.

Familja Carter ka drekuar në restorantin “Gjelina” , Venice, Kaliforni, i cili është një ndër restorantet që ata preferojnë. Restorant “Gjelina” është i shqiptarit Fran Camaj, i cili e ka hapur këtë restorant në vitin 2008. 

Ky restorant ka marrë këtë emër nga emri i mamasë së Franit, “Gjelina”.

Burimi: E News

Të fundit