Flash News

KRYESORE

Beyonce është po aq e kuruar edhe në një ditë të zakonshme të sajën

Beyonce është një nga këngëtaret më me influencë në botë dhe shumë e kujdesshme në çdo dalje të saj. Është e rrallë që paparacët ta kapin atë në momente të papërshtatshme dhe kështu ka ndodhur dhe së fundmi.

Beyonce është fotografuar në New York e veshur me një kostum të zi ‘Adidas’ dhe një palë atlete në të njëjtën firmë.

Këngëtarja po tentonte të shkrepte një ‘selfie’ me telefonin e saj dhe sigurisht që nuk kishte harruar të vendoste maskën mbrojtëse.

Mbretëresha e pop-it edhe në përditshmërinë e saj është mjaft e kuruar dhe përherë tërheq vëmendjen e fansave.

Të fundit