Flash News

KRYESORE

Beyonce promovon librin që pason albumin “Lemonade”

Beyonce promovon librin që pason albumin “Lemonade”

Albumi “Lemonade” pa dyshim që është një nga albumet më të suksesshme të Beyonce në të gjithë karrierën e saj. Duke qenë i tillë, diva e muzikës ka zgjedhur që t’a pasojë këtë album edhe me librin “How to Make Lemonade”.

 ajo e ka promovuar së fundmi librin e saj, i cili pritet të ketë të njëjtin sukses që kishte dhe albumi. Libri përmban 600 faqe dhe përmbledh në të fotografi nga incizimi i albumit, ndërkohë që botimi është i kufizuar.

Përveç fotografive nga incizimi i albumit “Lemonade”, në këtë libër ndodhen edhe fotografi familjare të këngëtares me Jay Z dhe vajzën Blue Ivy.

Ky libër përfshin temat që kanë frymëzuar Beyonce për këtë album të fundit, ndërsa brenda tij gjenden dhe të gjithë tekstet e këngëve. Libri pritet të dalë në treg në fund të gushtit dhe do të kushtojë 300 dollarë.

 

Të fundit