Flash News

KRYESORE

Beznesmenit Beqja i “humb” kujtesa, Shullazi e kërcënon: “Do flasësh, apo...”

Beznesmenit Beqja i “humb” kujtesa, Shullazi e kërcënon:

Në seancën e sotme ka përfunduar marrja e dëshmisë se biznesmenit Ylvi Beqja tek Krimet e Rënda. Por ajo që ka befasuar trupin gjykues ka qenë fakti se biznesmeni që akuzoi Shullazin për gjobitje dhe kanosje me jetë kishte “harruar” gjithçka.

Në seancë gjatë dëshmisë ai ka qëndruar i tërhequr dhe më shumë se gjysmës së pyetjeve iu përgjigj me “S’më kujtohet” dhe “nuk mbaj mend”. Por, theksoi se qëndron gjithë deklarimeve të dhëna më herët prej tij.

“Panorama” raporton se pas këtij qëndrimi, ka shpërthyer Shullazi, i cili iu drejtua i revoltuar gjykatës: “Ky na ka akuzuar neve. Po rrimë në burg ne, tani thotë s’më kujtohet, s’më kujtohet. Do na japë ndonjë përgjigje apo jo. Apo ta mbyllim fare atëherë”.

Përballje e fortë në seancën e radhës te Krimet e Rënda, mes biznesmenit Ylvi Beqja dhe të akuzuarit Emiljano Shullazi  vjen pas disa seancave të tjera, të cilat kanë provokuar gjithmonë tension mes të akuzuarve dhe dëshmitarëve.

Të fundit