Flash News

KRYESORE

Biberaj: “Bindja Demokratike” një fraksion i deformuar në shërbim të mazhorancës

Biberaj: “Bindja Demokratike” një fraksion i deformuar në

Aleksandër Biberaj, i ftuar në A2, ka komentuar strategjinë opozitare por edhe zhvillimet e fundit brenda saj, ku spikat lëvizja e re e promovuar nga deputetja Rudina Hajdari.

Biberaj shprehet se krizën nuk e ka shkaktuar opozita, dhe nuk është ajo që duhet ta zgjidhë. Sipas tij, për momentin opozita kufizohet në protestat që kërkojnë një qeveri transitore, dhe që  sipas tij do të vazhdojnë dhe do të intensifikohen, duke u shtrirë në të gjithë Shqipërinë.

Biberaj ka komentuar edhe qëndrimin e deputetes Rudina Hajdari dhe idenë e krijimit të një partie të re “Bindja Demokratike’.

“Është qëndrimi i saj personal, por Hajdari duhet të kujtojë që mandatin e ka marrë nga Partia Demokratike, çdo lëvizje tjetër është jashtë PD”. Sipas tij,  krijimi i partisë nuk cënon PD-në, sepse nuk është gjë tjetër veçse një fraksion i deformuar i PD-së në shërbim të mazhorancës, që nuk do të ketë asnjë rol në politikën kombëtare.

Për Biberajn, mandati i saj ishte “një dhuratë” e kryetarit Basha “një mandat honorifik për historikun e saj familjar”, që ajo nuk arriti të shfrytëzojë.

 

Të fundit