Flash News

KRYESORE

Biberaj në krye të VOA, Meta poston artikullin e Zërit të Popullit: Kush e mendonte se i “biri i diversantit” do arrinte majat e medias së lirë

Biberaj në krye të VOA, Meta poston artikullin e Zërit të

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për emërimin e Elez Biberajt si drejtor i Zërit të Amerikës. Në Facebook Meta ka postuar një foto nga takimi i fundit me Elez Biberajn në shkurt të këtij viti si edhe artikullin e 30 viteve më parë të Zërit të Popullit, i cili hapte faqen e parë me titullin ‘’Ç’mund të presësh nga i biri i diversantit’’ një artikull kushtuar njollosjes së figurës së Elez Biberajt dhe familjes së tij.

Meta shkruan se kujt do ja merrte mendja 40 vite më parë, vitin kur Elez Biberaj ‘djali i diversantit’ filloi punë në ”Voice of Amerika”, do të arrinte majat më të larta të medias së lirë.

Statusi i Ilir Metës

Emërimi i zotit Elez Biberaj në pozicionin tepër të rëndësishëm të Drejtorit të Përgjithshëm në detyrë të “Zërit të Amerikës” është një lajm i madh dhe i gëzueshëm për mua dhe të gjithë shqiptarët.

I pakompromis në mbrojtje të fjalës së lirë dhe standardeve më të mira të gazetarisë, me një karrierë brilante në këtë fushë, si analist i respektuar dhe drejtues i suksesshëm për një kohë të gjatë, z.Biberaj ka marrë një vlerësim të merituar.

Z.Elez Biberaj është shembulli më i mirë se si një shqiptar në një sistem demokratik, falë talentit profesional dhe integritetit të lartë mund të shkëlqejë.

Kush e mendonte 40 vjet më parë se i “biri i diversantit” një ditë do arrinte majat më të larta të medias së lirë!

Falënderime dhe mirënjohje të thellë “Zërit të Amerikës”, që vijon të mbetet, jo vetëm një urë e pazëvendësueshme e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, por edhe një tribunë e fjalës së lirë dhe mbrojtjes së demokracisë! 🇦🇱🇺🇸

Të fundit