Flash News

KRYESORE

Biberaj: Të radikalizohen protestat, shumica është e zhytur në krim

Biberaj: Të radikalizohen protestat, shumica është e zhytur

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aleksandër Biberaj mendon se opozita duhet që t'i rikthehet protestave qytetare, nëse nuk largohet kryeministri Edi Rama. Sipas tij, nuk do të thotë asgjë fakti që opozita ëhstë uklur në tryeze me pozitën për reformën zgjedhore.

“Unë jam për radikalizim të lëvizjes qytetare, radikalizim të protestave sepse përndryshe shumica nuk merr vesh. Është një shumicë e zhytur në krim, në korrupsion, është një shumicë e kapur që realisht është në minorancë sepse rezultatet e 30 qershorit e treguan këtë. Nëse nuk merr vesh në mënyrë demokratike le të marrë vesh në një mënyrë më se demokratike që janë protestat, revoltat, mosbindja e qytetarëve civile. “, tha Biberal në Ora news.

Ai shtoi se opozita është e gatshme për zgjedhje të parakohshme, e prandaj edhe reformës zgjedhore i është lënë një afat jo më i gjatë se 2 muaj. “Duhet të përgatiten për zgjedhje.”

Të fundit