Flash News

KRYESORE

Biçikleta që u gjet në vendin e atentatit në Vlorë ishte e vajzës së njërit prej viktimave

Biçikleta që u gjet në vendin e atentatit në Vlorë

Pak metra e larg vendit  ku u vranë Roland Saliu kreu i OSHE Vlorë dhe biznesmeni Mirvjen Hyseni , ka tërhequr vëmendjen dhe një biçliketë e vogël fëmijësh.

Biçikleta ishte e vajzës së Mirvjen Hyseni e cila luante shpesh para hotelit, godinë në të cilën ishte dhe shtëpia e tyre, dhe në të cilën i ati shpenzonte pjesën më të madhe të kohës.

Ndoshta fati deshti që pak minuta para të shtënave 5 vjeçarja të ngjitej në banesë tek e ëma.

Roland Saliu ishte ulur në verandën e Hotel Vlorës për të pirë një kafe me pronarin Mirvjen Hyseni.

Biseda mes dy miqve ka zgjatur vetëm pak minuta, sepse është ndërprerë nga një breshëri kallashnikovi.

Ora 19:40 minuta (24 maj 2017). Një makinë tip BMV me xhama të zinj është afruar drejt lokalit. Viktimat janë qëlluar me automatik.

Ekspertët mjeko-ligjore kanë bërë me dije se një plumb pas koke i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme Roland Saliut, i gjendur me shpinë përballë rrezes së atentatorëve .

Ndërsa Mirvjen Hyseni, i cili dyshohet se ishte objektiv i atentatorëve ka marrë 5 plumba ne gjoks. Vdekja e tij erdhi pak minuta pas transportimit në spital.

Sipas policisë, Roland Saliu rezulton të jetë viktima e rastësishme e atentatit i gjendur fatalisht ne vendin dhe kohen e gabuar.

Itenerari i levizjes se makines- Ora News zbardh itenerarin e lëvizjes së makinës brenda qytetit. Pas krimit makina ka përshkuar rrugën muze për të vijuar drejt bulevardit kryesor, më pas tek Rruga e Paqes për të dalë në rrugën Transballkanike, e cila lidh këtë aks me autostradën Levan Vlorë.

Pak minuta më vonë makina që dyshohet se është përdorur nga autorët e krimit është gjetur në nënkalimin e Panajasë. Makinës i kanë vënë flakën brenda.

Gazetarja e Ora News, Jerola Ziaj informon se targa e makinës ishte e falsifikuar dhe policia po bën verifikimin e shasisë për të parë kush e futur në Shqipëri. 

Dyshimet kryesore lidhen me shkuarën e Mirvjen Hyseni, por policia nuk ka dalë ende me një version zyrtar për motivet dhe autorët e atentatit.

Ka shumë anë të errëta të këtij krimi që duhen zbardhur dhe për të cilat grupi hetimor po punon. Nuk dihet sa ka qenë numri i personave që morën pjesë në këtë atentat as motivin.

Të fundit