Biden zgjedh kandidate për nënpresidente një senatore, kush është Kamala Harris, gruaja e parë amerikane me ngjyrë për këtë post

Joe Biden, kandidati demokrat për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në 3 nëntor, Joe Biden ka zgjedhur Kamala Harris, senatoren e Kalifornisë, si kandidate për nënpresidente.

Biden e ka cilësuar Harris si luftëtare të guximshme dhe një nga shërbyeset më të mira të SHBA-së, ndërsa Shoqata Kombëtare e Njerëzve me Ngjyrë, tha se emërimi i saj shënon një moment historik në Amerikë.

“Jam e nderuar që të bashkohem me të si kandidate e partisë sonë për Zëvendës-Presidente dhe ta bëja atë Komandantin tonë të Përgjithshëm”, ka shkruar ajo në Tëitter, e cila cilësohet edhe si gruaja e parë amerikane me ngjyrë që do garojë për këtë pozitë.

Harris, dikur rivale e Bidenit në garën për pozitën kryesore në Shtëpinë e Bardhë, është konsideruar për kohë të gjatë si politikane që do të mund të garonte me ish-nënpresidentin amerikan.

Kundërshtarë të Bidenit dhe Harris janë kandidatët republikanë, konkretisht presidenti aktual, Donald Trump si dhe nënpresidenti, Mike Pence.