Flash News

KRYESORE

Bie edhe Berati: Këshilltarët e PS braktisin mbledhjen

Bie edhe Berati: Këshilltarët e PS braktisin mbledhjen

Këshilltarët e majtë në Bashkinë e Beratit, kanë braktisur mbledhjen e ditës së sotme ku do të diskutoheshin disa pika për buxhetin e bashkisë. Sipas tyre ata kishin kërkuar mbledhje me kryetarin e bashkisë, Petrit Sianj, por ky i fundit i ka refuzuar. Për këtë gjë ata kanë braktisur mbledhjen që në fillim të saj duke lënë në sallë vetëm këshilltarëte LSI-së dhe partive të vogle.

Më këtë braktisje duket se ka filluar bojkoti edhe nga Partia Socialiste, dhe konfirmohet përçarja në koalicion. Bojkoti erdhi pas një përplasje që patën sot në mëngjes Luan Rama dhe Saimir Tahiri, që nxorrën në pah luftën në kolalicion. Mbledhja e sotme në Bashkinë e Beratit, nisi me votat e këshilltarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe partive të vogla. Kujtojmë që kryetari i bashkisë është i zgjedhur nga koalicioni i majtë, dhe i propozuar nga Partia Lëvizja Socialiste për Integrim.

Të fundit