Flash News

KRYESORE

I bie infarkt duke drejtuar makinën, humb jetën 54 vjeçari

I bie infarkt duke drejtuar makinën, humb jetën 54 vjeçari

Një burrë 54-vjeç është gjetur i pajetë në makinë e tij paraditen e sotme në Drashovicë të Vlorës. Dyshimet paraprake të policisë janë se viktima ka pësuar infarkt teksa ishte duke i dhënë automjetit.

Abedin Boraku ishte nën drejtimin e një makine, që ka dalë nga rruga në Drashovicë.

Pasi ka shkuar në vendngjarje, policia ka konstatuar se mjeti nuk ka pësuar dëmtime, ç’ka ngre dyshimet se drejtuesi mund të ketë pësuar infarkt.

Të fundit