Flash News

KRYESORE

Bie ‘magjia’ e Macron; 71% e francezëve kanë mendim negativ për presidentin

Bie ‘magjia’ e Macron; 71% e francezëve kanë mendim

Popullariteti i presidentit francez, Emmanuel Macron ka rënë me 12 pikë gjatë verës sipas një sondazhi të “Odoxa” dhe të publikuar sot.

Rreth 71% e francezëve (+12) kanë një opinion negativ për shefin e shtetit, që ka rënë në nivelin më të ulët të popullaritetit ku vetëm 29% e personave të pyetur e konsiderojnë një president të mirë.

Emmanuel Macron ka humbur pikë gati në të gjithë sektorët e opinioneve, pas largimit të dy prej ministrave më popullorë (Nicolas Hulot dhe Laura Flessel), sipas këtij anketimi të bërë për mediat “Express”, “France Inter” dhe “Presse régionale”.

Nga ana tjetër, kryeministri francez, Edouard Philippe ka humbur pesë pikë duke rënë në 35% në raport me një sondazh të realizuar në fund të qershorit, ndërsa 64% (+5) e personave të pyetur kanë një opinion negativ për atë.

Të fundit