Flash News

KRYESORE

Bie në kontakt me tensionin e lartë, humb jetën një punonjës ndërtimi

Bie në kontakt me tensionin e lartë, humb jetën një

Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën sot në Tiranë teksa shkarkonte beton nga betonierja.

Burim zyrtare të policisë bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me iniciale B.Gj., 32 vjeç i cili gjatë shkarkimit të betonieres ka rënë në kontakt me tensionin e lartë.

Menjëherë pas ngjarjes policia ka vënë në pranga shtetasit Klajdi Terezija, 29 vjeç dhe Artur Turja, 42 vjeç, banues në Tiranë, sepse në rrugën “Elez Isufi“, Bathore, në banesën e shtetasit Klajdi Terezija u konstatua duke kryer një ndërtim pa lejen përkatëse, ku shtetasi Artur Turja duke drejtuar autobetonieren tip “Astra”

Njoftimi i policisë:

 Më datë 19.06.2017, u arrestuan shtetasit Klajdi Terezija, 29 vjeç dhe Artur Turja, 42 vjeç, banues në Tiranë, sepse në rrugën “Elez Isufi“, Bathore, në banesën e shtetasit Klajdi Terezija u konstatua duke kryer një ndërtim pa lejen përkatëse, ku shtetasi Artur Turja duke drejtuar autobetonieren tip “Astra”, ka hedhur një sasi betoni në soletën e banesës, ku nga kontakti i tubit të autobetonieres me linjën e tensionit të lartë të energjisë elektrike, ka gjetur vdekjen e menjëhershme punëtori që bënte drejtimin dhe shpërndarjen e betonit, shtetasi B. Gj., 32 vjeç, banues në Tiranë. Parashikuar nga Nenet 199/a dhe 289 të Kodit Penal.

Të fundit