Flash News

KRYESORE

Bie nga kati i dytë, humb jetën tragjikisht punëtori në Shkodër, në pranga supervizori

Bie nga kati i dytë, humb jetën tragjikisht punëtori në

Një person ka gjetur vdekjen pasditen e djeshme, pasi ka rënë nga kati i dytë i një godine në ndërtim, në lagjen “Guerrile” Shkodër.

Sipas policisë, i vdekur ka mbetur aksidentalisht Xhavit Ceni, 61 vjeç, punëtor i një subjekti të palicencuar ndërtimesh.

Pak orë pas ngjarjes, policia ka arrestuar supervizorin e subjektit Kolë Pohja, 63 vjeç.

“Më datë 12.04.2018, nga Seksioni për hetimin dhe parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër u arrestua në flagrancë shtetasi Kolë Pohja, 63 vjeç, banues në lagjen Perash, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi me detyrë supervizor ndertimesh i palicensuar, gjatë punimeve në një objekt tre katësh në lagjen “Guerrile” Shkodër, është rrëzuar nga kati i dytë duke punuar shtetasi Xhavit Ceni 61 vjeç, banues në lagjen Guerrile, i cili ka gjetur vdekjen.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e rregullave dhe mbrojtjes në punë”, parashikuar nga nenet 170/a, 180 dhe 289 të Kodit Penal”, sqaron policia.

 

Të fundit