Flash News

KRYESORE

Bie nga kati i gjashtë i pallatit, lojtari i Partizanit përfundon në spital

Bie nga kati i gjashtë i pallatit, lojtari i Partizanit përfundon

Lajm i rëndë nga skuadra e Partizanit. Pas ndeshjes së sotme me Teutën, portieri Aldo Teqja ka pësuar një aksident. Ky lajm u përhap shpejt në media dhe po kaq shpejt erdhi edhe një konfirmim zyrtar nga klubi kryeqytetas.

Teqja, për fatin e tij të mirë, është jashtë rrezikut për jetën dhe bashkë me të gjenden të gjithë shokët e skuadrës dhe stafi i klubit.

"Klubi njofton se pjesëtari i ekipit, Aldo Teqja, siç edhe është raportuar në media, ka pësuar një aksident menjëherë pas përfundimit të takimit Partizani - Teuta. Aktualisht portieri Teqja gjendet i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë nën mbikëqyrjen e mjekëve, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Mjekët e spitalit janë duke monitoruar gjendjen e Lojtarit. Prezent në ambientet jashtë spitalit janë shokët e skuadrës, stafi dhe drejtues të klubit", - shkruan Partizani në faqen zyrtare në Facebook.

Sipas Policisë së Shtetit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:40 në rrugën “Medar Shtylla”. Teqja dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike është vetëhedhur nga kati i 6-të i banesës dhe është dërguar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit