Flash News

KRYESORE

Bie nga kati i tretë i pallatit, humb jetën punëtori i ndërtimit në Shkodër

Një person ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i një pallati ku punonte.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër. Mësohet se ka humbur jetën Albin Luku 50 vjeç, pasi ka rënë nga tarraca e katit të tretë në pallatin ku punonte si punëtor ndërtimi.

Nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë, por shpesh shkak i ngjarjeve të tilla vjen si pasojë e mungesës së kushteve të sigurisë në punë.

Të fundit