Flash News

KRYESORE

Bie nga lartësia, ndërron jetë punëtori 56-vjeçar

Bie nga lartësia, ndërron jetë punëtori 56-vjeçar

Një 56-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ra nga lartësia teksa ishte duke punuar në një kantier ndërtimi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 16:10 në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë. Mësohet se, viktima është një shtetas me inicialet I.B., ndërkaq policia po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Kujtojmë se, para një ore, një tjetër punëtor humbi tragjikisht jetën në vendin e punës, pasi u kap nga makineria në fabrikën ku po punonte.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 03.09.2020, rreth orës 16:10, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, duke punuar në një kantier ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia punëtori shtetasi I.B., 56 vjeç, dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit