Bie nga pallati në taracën e një dyqani, humb jetën i moshuari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës. Raportohet se një i moshuar ka humbur tragjikisht jetën pasi ka rënë nga pallati.

Mësohet se i moshuari, ende i pa identifikuar, ka rënë nga një apartament në taracën e një dyqani në vendin e quajtur “Sahati” në Shkodër dhe për pasojë ka humbur jetën.